-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Taksimi i të ardhurave, preken profesionet e lira dhe tregtarët e vetëpunësuar

Kryesoret

Profesionistët e lirë dhe tregtarët e vegjël të vetëpunësuar do të taksohen me 15 për qind për fitimet deri në 14 milionë lekë dhe 23 për qind për të ardhurat neto mbi 14 milionë lekë.

Tashmë propozimi i ri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, i cili synon të arnojë disa hapësira ligjore në ligjin aktual për “tatimin mbi të ardhurat” është hedhur për konsultim publik.

Sipas draft-dokumentit, të ardhurat që do të tatohen do të jenë ato që vijnë nga punësimi, biznesi apo investimet.

Propozimi i “Financave” takson me 15 për qind edhe fitimet nga prona, të drejtat e shfrytëzimit të mineraleve dhe hidrokarbureve.

Taksa “zero” do të vijojë të mbesë në fuqi për hotelet që kanë një markë “brand ndërkombëtar” që njihen si investime strategjike, ndërsa për strukturat akomoduese të agroturizmit tatimi të mbetet 5 për qind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit