Bayern Munchen ka arritur marrëveshjen për blerjen e Sadio Mane nga Liverpool, për një shifër prej 32 milionë eurosh.
Sipas “AS”, klubi anglez pranoi ofertën e tretë dhe të fundit të bavarezëve, duke u ndarë nga njëri prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së viteve të fundit.
Kështu, Bayern Munchen blen një nga sulmuesit më të mirë në botë, duke e bërë të vetin deri në vitin 2025.
Mendohet se Mane do të përfitojë 6 milionë euro në sezon, plus bonuse, me të cilat mund të shkojë në 41 milionë euro.