-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Bylykbashi kritikon Alibeajn dhe Gjiknurin: Nëse numërohet pavarësisht si votohet, ky komision është kot

Kryesoret

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha sot në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të reformës zgjedhore se përbërja e tij është shumë e madhe dhe mund të mos jetë efikas.

Ai iu rikthye edhe ndryshimeve të fundit të njëanshme të kodit zgjedhor përpara zgjedhjeve të vitit 2021, kur u ndryshua edhe kodi zgjedhor pa votat e opozitës.

Fjala e Bylykbashit

Nëse ka një komision që ka rëndësi si komision i posaçëm është ky komision, ndoshta është nga ata pak komisione që merret me pjesën më reale të politikës. Nëse numërohet pavarësisht si votohet, ky komision është kot. Në 2002 është vendosur të bëhet me consensus ndryshimi i kodit zgjedhor. Në 2013 rrotacioni ishte i qetë. Pas 10 vjetësh nuk kemi arritur ta bëjmë këtë. Për fat të keq edhe detyra e Këshillit Politik arriti një marrëveshje, edhe një tekst Kodi Zgjedhor për të votuar me konsensus. Por para nesh tani kemi ndryshimet e 5 tetorit që u miratua në mënyrë të njëanshme. Ajo që arrihet në dakordësi për politikën reale, ajo qëndron. Ndryshe ne tallemi me opinionin publik dhe votuesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit