Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës.
Ai e konsideron kriminale rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë, dhe sipas tij, në Shqipëri qeverisin batakçinjtë e Rilindjes, ndaj dhe çmimi i naftës është në këtë nivel mafioz.
“265 leke litri, vazhdon çmimi kriminal i naftës!! Qeveria vendosi sot Çmimin e Naftës 265 leke litri. Po sot ne Maqedoni është 212 leke litri(109.5 dinarë). Ne Shqipëri është 523 leke (5230 leke te vjetra) me shtrenjte. Ne Shqipëri qeverisin batakçinjtë e rilindjes ndaj çmimi është ne ketë nivel mafioz.
Maqedonia nuk prodhon nafte, nuk ka porte por edhe nuk ka ne qeveri super batakçinj si keta te rilindjes ne Tirane. Ndaj Maqedonia ka një nga gjashte çmimet me te lira te naftës ne Europe, ndërsa Shqipëria e qeverisur nga rilindja një nga tre me te lartat ne Europe”, shkruan Vasili.