Deputeti dhe njëherësh kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka denoncuar me video ndotjen që po iu bëhet banorëve të Shijakut. Sipas tij në këtë zonë janë kthyer precedentët e vitit të kaluar, ku mbetjet urbane digjen gjatë natës.
Deklarata e Dukës
Prej disa ditësh banorët e qytetit të Shijakut dhe jo vetëm, janë duke jetuar mes smogut të krijuar nga djegia e mbeturinave urbane.
Është rikthyer e njëjta skemë, kur mbetjet digjen natën, për të mos u parë nga qytetarët.
Pamjet tregojnë renë e tymit që pushton hapësirën, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
Vetë banorët kanë filmuar dhe denoncojnë këtë gjendje.
Si deputet i asaj zone, unë bashkohem me shqetësimin e tyre dhe kërkoj marrjen e masave për ti dhënë fund menjëhrë, kësaj praktike “menaxhimi” të mbetjeve.
Djegia e mbetjeve në hapësira publike është tashmë një krim mjedisor, ndaj dhe unë nxis organet ligjzbatuese të hetojnë për këto raste.