Tragjedi në Tiranë. Dy të rinj, një djalë 22 vjeç dhe një vajzë 20 vjeçe janë mbytur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”.
Viktimat janë Erion Muçaj dhe Dorina Gjokgjinaj.
Makina me të cilën dy të rinjtë po udhëtonin ka dalë nga rruga duke përfunduar në rezervuar dhe si pasojë kanë ndërruar jetë.
Makina është fundosur. Ishin banorët e zonës që njoftuan në mëngjes policinë që nisi kërkimet.
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s u bë e mundur nxjerrja nga makina e trupave të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.