Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve Paulin Rajtën. Ai ka eksperiencë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera.
Sipas ministrit, Rajta ka kryer studimet e larta në Akademinë e Policisë dhe në Drejtësi, si dhe ka një sërë trajnimesh profesionale në fusha të ndryshme, që nga lufta kundër terrorizmit deri në marrëdhëniet me publikun.
Paulin Rajta qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj. Së fundmi Rajta kryente detyrën e drejtorit të burgut “Jordan Misja” Tiranë.