Është mbledhur Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Mazhoranca socialiste do të ketë 9 anëtarë, PD-ja 6 anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili.
Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një koferencë për shtyp, foli para mediave për këtë reformë.
Ne kërkojmë asistencën e OSBE, dhe ekspertëve të huaj, theksoi Gjinkuri.
“Duhet të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi për rekomandimet e ODIHR. Ne nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Janë disa vendime për të marrë sot që unë i propozoj. Do kërkojmë ekspertizën e OSBE/ODIHR. Në vendimin e Kuvendit është shkruar që ne do kërkojmë mbështetje dhe nga organizma të tjerë, ambasada e SHBA, E BE. Këshilli i Europës, të cilëve do iu drejtohem me një letër. Shpresojmë që këtë komision ta drejtojmë pa debate. Debatet politike tua lëmë parive politike. Ligji zgjedhor është një ligj që reflekton vullnete politike.
Rendi i ditës: Kërkimin zyrtarisht të asistencës nga të gjithë organizmat, lejimin për t’iu drejtuar zyrtarisht organizmave, përcaktimin e numrit të ekspertëve dhe ekspertët do të na sjellin rekomandimet, një program pune”, deklaroi Gjiknuri.