-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërcet” në SPAK, Dumani ballafaqohet me porositësin e vrasjeve

Kryesoret

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u përballë këtë të premte me Erjon Alibejn, të cilin e akuzon si porositës të disa vrasjeve në Elbasan dhe jo vetëm.

Dumani u shoqërua në orët e para të mëngjesit nga spitali i Burgut, pranë SPAK me forca të shtuara të sigurisë, teksa Alibej pretendon se dëshmia e tij nuk qëndron dhe është e pasaktë.

Përballja do të bëhet edhe me bashkëpunëtorin tjetër të drejtësisë, Henrik Hoxhaj, i cili deklaron rrethana të ngjashme me Dumanin duke implikuar Alibejn në një sagë vrasjesh për hakmarrjen e ekzekutimit të vëllait të tij Endrit Alibej.

Dumani ka rrëfyer se me kërkesë të Alibejt është bërë vrasja e Emiljano Ramazanit me armë zjarri dhe ajo e Regis Runajt me thikë në Elbasan. Gjithashtu dëshmia e tij e implikon atë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe porosinë për eliminimin e një efektivi policie në Elbasan.

Dëshmia e këtyre bashkëpunëtorëve zbardhën deri tani 18 krime të kryera që prej vitit 2011.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit