Dy persona kanë rezultuar pozitivë me lijën e majmunit në Greqi.
Fatmirësisht pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë janë futur në izolim.
“Rreziku i sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes” deklarojnë autoritetet greke.
Deri tani dyshime ka pasur edhe për në Kosovë, por alarmi ka rezultuar fals.
Pas koronavirusit kjo është një tjetër sëmundje që po trondit botën.