Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar 4 efektivë të sajnë Velipojë, të cilët lejuan kultivimin e kanabisit.
Policia bën të ditur se është arrestuar shefin e stacionit të Policisë Velipojë, nënkomisari dhe dy inspektorë.
Operacioni është finalizuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore Shkodër dhe Lezhë, ndërkohë që policët janë akuzuar per vepren penale “shperdorim detyre”. Korespondeti i Panorama, ben me dijes e ne pranga ka përfunduar “Zamir Sytari, Arben Hoxha
Ergys Lohja, Hysni Beqiri”
“Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.
AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:
– N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
– N/Komisar Arben Hoxha., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor Ergys Lohja., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor Hysni Beqiri., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.
Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.