-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Amerikën Latine nuk i ndahen shqiptarëve, zbulojnë emra dhe rrugën e trafikut

Kryesoret

Ndalimi nga policia peruane i 2.2 tonë kokainë ka nxjerrë në dritë edhe detaje të panjohura më parë. Megjithëse nuk arritën të vendosin në pranga dy shqiptarët Franko Malo dhe Gentjan Meta, të cilët kishin organizuar gjithë trafikun e kokainës, autoritetet peruane kanë treguar se si kokaina shitet dhe blihet nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Sipas tyre, droga në zonën e prodhimit ka një vlerë nga 1500 deri në 2 mijë dollarë për kilogram. Nëse transferohet në Lima, ose në portin e Callaos, vlera e tij trefishohet. Për policinë e antidrogës peruane, mafia shqiptare do të tentojë sërish eksportin e kokainës.

“Çmimi i drogës në kontinentin evropian apo në Holandë mund të arrijë në 100 mijë dollarë për kilogram”, tha koloneli, César Echevarría Cabrejos, shkruajnë mediat peruane.

Autoriteti policor konfirmoi se operacioni Bitcoin tregon se organizatat kriminale shqiptare kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të trafikut të drogës në një shkallë më të gjerë.

“Kjo mafie e drejtuar nga shqiptarët kishte si qendër operacioni qytetin Trujillo, ku kishin ngritur të gjithë logjistikën për të transportuar drogën përmes portit të Callaos. Destinacioni i tyre ishin portet e Evropës, kryesisht Roterdami, në Holandë dhe Antëerpi në Belgjikë”, shpjegoi kreu i i Dirandros, koloneli PNP César Echevarría Cabrejos. Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), mafia shqiptare e drogës është një nga më të fuqishmet dhe më të frikshmet në Evropë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit