-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “dush të ftohtë” kryetarëve për të “larë gojën”: Do u marr bashkitë

Kryesoret

Më pak se një vit nga zgjedhjet lokale dhe kur përpara është vetëm një buxhet për t’u miratuar para se të ballafaqohen me popullin për mbylljen e mandatit 4 vjeçar, Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive duke u kërkuar dy gjëra; disiplinë financiare dhe burime të reja të ardhurash. Kryeministri i kërcënoi se nëse nuk balancojnë buxhetin dhe nuk mbledhin taksat bashkitë do të merren në administrim nga shteti. Sipas tij vetëm 45 bashki nuk kanë probleme.

Duhet të hapim kapitullin, bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre ekonomik fitimprurës. Do vetëm vizion dhe vullnet. Janë gjithë këta partnerë këtu dhe qeveria në dispozicion dhe këto gjëra mund të bëhen. Gjithsesi një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte që të ma linte mua është që ne, do të marrim masa, nëse nuk përmbushen detyrimet financiare në raport me disiplinën financiare.

Sikur bën e gjithë bota. Duke marrë bashkitë në administrim kur shkojnë në kolaps dhe situata bëhet një gropë që nuk mbushet dot më. Sikur bëmë me pastrimin do të bëjmë edhe me buxhetin. Nuk do të miratohen buxhetet nëse nuk janë brenda parametrave financiarë të bashkive. Është e vërtetë që kjo pamje nuk është vepra juaj vetëm. Është e trashëguar, por në atë zonën jeshile, shumë nga bashkitë janë sot për shkak të kryetarëve këtu të cilët e kanë trashëguar më keq dhe sot e kanë bërë më mirë.

Kjo tregon që bëhet. Nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie me detyrën dhe detyrimet e bashkisë duke mbyllur sytë dhe mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumator të ujit, dhe cdo shërbimi. Taksa e pasurisë është më e rëndësishmja bashkiake në të gjithë globin, por këtu është më e shpërfillur dhe pastaj nuk ka fonde për të gjitha gjërat që ju doni.

Disiplinë financiare, burime të reja të ardhurash dhe përgjegjshmëri më e lartë në raport me qytetarët për shërbimet” tha Rama. Por pyetja që shtrohet është se cfarë do të bëjnë bashkitë me borxhet e akumuluara dhe cfarë mund të ndryshojnë kur përpara kanë vetëm një buxhet për të miratuar dhe më pas do të shkojnë në zgjedhje? Pse nuk ndodhi kjo më parë, por u pritën muajt e fundit të mbylljes së mandatit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit