Një sherr ka ndodhur në Elbasan, ku një 59-vjeçar ka goditur me sende të forta bashkëfshatarin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shilbatër, ndërsa 59-vjeçarit është vendosu nën hetim.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Sh. P., 59 vjeç, banues në fshatin Shilbatër, Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B. L., 40 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.