-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Siguria rrugore, policia merr 10 makina “spiune” nga ARRSH

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në kuadër të projektit, “Mirëmbajtje dhe siguri rrugore bazuar në rezultate”, i kanë dhuruar Policisë së Shtetit 10 automjete të pajisura me sistem radarësh, për monitorimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve të cilët konstatohen me shkelje.

E pranishme në dorëzimin e automjeteve ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, drejtor i ARRSH-së, Evis Berberi dhe Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ata vendosën theksin te siguria rrugore, e cila mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare.

“Ne jemi në një rrugë të mirë për sa i përket realizimit të projektit të qendrës së trafikut, pra monitorimit të trafikut, dhe shpresojmë që brenda vitit tjetër e gjitha kjo do përmbyllet me sukses, duke mbuluar 200 kilometrat e para të autostradave që janë dhe 200 kilometrat kryesore dhe më të rëndësishme”, deklaroi Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit