Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se BE duhet të jetë i qartë dhe i vendosur ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor në strategjinë e zgjerimit të tij.
“Bashkimi Europian duhet të jetë i qartë dhe i vendosur ndaj qeverive të Ballkanit Perëndimor në strategjinë e zgjerimit!
Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë e Ballkanit Perëndimor duhet të kujtohen të zbatojnë mekanizmin dhe angazhimet e vendosura të BE-së!
Për të krijuar një rrugë europiane të qëndrueshme dhe të pakthyeshme për Ballkanin Perëndimor, ne kemi nevojë për një udhëheqje të fortë euroatlantike dhe një koordinim më të mirë të BE-së dhe SHBA!”, shkruan Meta.