Mesditën e sotme është nxjerrë nga rezervuari i Çekrezës pranë Kamzës në Tiranë makina ku ndërruan jetë dy të rinjtë, Erjon Muca dhe Dorina Gjokgjinaj, 22 vjeç dhe 20 vjeçe, të cilët u nxorën të pajetë nga RENEA e polumbarët.
Dy të rinjtë ishin banorë të zonës, ndërsa janë pikasur nga roja i rezervuarit në momentin që ka rënë makina. Të tronditur në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe familjarët e dy të rinjve.
Dyshimet e para janë se makina tip “Ford” me të cilën po udhëtonin të rinjtë ka humbur kontrollin duke përfunduar në rezervuar.
Rënia ka qenë fatale, pasi asnjëri nuk ka arritur që të hapë derën për të dalë duke u mbytur.