Vendosen nën kontroll flakët në Porto Romano pas shpërthimit të bombolave në depozitat e gazit. “5pyetjet.al” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Shpërthimi ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar mes punonjësve, që njoftuan me shpejtësi zjarrfikësen, e cila arriti duke shuar zjarrin në pak minuta.
Banorët e zonës pasi dëgjuan shpërthimet dhe panë flakët u larguan me shpejtësi nga frika, pasi në zonë ndodhen depozita të shumta karburanti.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të bombolave.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.