-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar me burg për dhunimin e djalit, arrestohet 40-vjeçari në Kapshticë

Kryesoret

Policia e Shtetit ka arrestuar një 40-vjeçar i cili po hynte në territorin shqiptar në pikën kufitare të Kapshticës.

Ai ishte i dënuar me një vit burg për dhunë në familje ndaj djalit të tij të mitur.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 09.10.2019, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës”, njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit