-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lejuan kultivimin e kanabisit në Velipojë, “arrest shtëpie” për 4 efektivët e policisë

Kryesoret

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë dënimin “arrest shtëpie” për 4 efektivët e policisë që lejuan kultivimin e kanabisit në Velipojë.

N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektikët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjesimin e 560 bimëve.

Prokurori i çeshtjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e çeshtjes Irida Kacerja.

Ky nuk është rasti i parë që të tilla operacione që finalizohen me bujë, shfryhen më pas në gjykatë për shkak të provave që rrëzohen dhe dëshmive që japin vetë të akuzuarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit