-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një dekadë në pushtet, Rama: PS ka nevojë për gjak të ri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Peshkopi në vijim të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë në 61 bashkitë e vendit.

Kryetari i PS-së u shpreh se forca politike që drejton në mandatin e tretë ka nevojë për gjak të ri dhe se është shumë e rëndësishme të rritet shkalla e përgjegjësisë në anëtarësinë e Partisë Socialiste.

Arsyeja pse ne kemi arritur që të jemi të sukesshëm, në radhë të parë është se ne gjithmonë jemi përpjekur që të përmirësohemi, qoftë me qeverisjen, qoftë në mënyrën e funksionimit të PS.

Ne nuk kemi fjetur mbi dafina pasi kemi fituar zgjedhjet, por menjëherë kemi zgjedhur të reagojmë duke parë rezultatet, duke mos u kënaqur me atë që kemi arritur dhe duke e shtrirë reagimin tonë në proces ripërtëritje të PS.

E rëndësishme që ta fuqizojmë cilësinë e jetës në PS. Është shumë e rëndësishme që të rrisim shkallën e përgjegjësisë në anëtarësinë e PS.

Partia është një trup që duhet ripërtërirë vazhdimisht për të qenë në lartësinë e sfidës dhe ka nevojë vazhdimisht për gjak e energji të reja, për të parë përtej pikës ku ka mbërritur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit