Banorët e Porto Romanos u zgjuan të tronditur sot pas shpërthimit në depot e gazit.
Ata u shprehën për mediat se shpërthimet ishin shumë të fuqishme duke i krahasuar me bombat në Rusi, ndërsa deklaruan se të tmerruar, morën fëmijët dhe ikën me vrap dhe makina.
“Fëmijët ishin në gjumë. Nga gjumi i larguam kalamajtë. Kjo është problem. Në këtë zonë. Këta që rrinë këtu ta sigurojnë. Këta që rrinë këtu janë njerëz dhe jo kafshë. Kjo punë po u përsërit do të jenë katastrofë” tha njëri nga banorët.
“Isha në gjumë, kam dy kalamaj. Më thirri komshiu, çohu se po plasin bombolat. Dola në ballkon, tym i zi dhe njerëz që vraponin. Kishte panik, po iknin njerëzit me makina dhe me vrap. Ky është rasti i parë. Që mbrëmë kam dëgjuar zhurmë. Era gaz. Jemi sëmurë herë të tjera” tha një tjetër.
Policia dhe zjarrfikësja ndërhynë me shpejtësi duke shuar flakët, por rreziku i një “Gërdeci” të dytë është paralajmëruar nga banorët.