Presidenti i SHBA-së Joe Biden u rrëzua këtë të shtunë nga një biçikletë ndërsa po ecte pranë plazhit të tij Rehoboth.
Agjentët e Shërbimit Sekret e rrethuan menjëherë komandantin e përgjithshëm 79-vjeçar dhe e ndihmuan të ngrihej në këmbë.
Në një moment ai e humbi ekuilibrin, duke u përplasur në tokë, jo shumë larg këmbëve të gazetarëve dhe operatorëve që po prisnin një prononcim prej tij.