Një ngjarje e pazakonta ka ndodhur në një rrugë që të çon në Vatikan, ku personazh kryesor ishte një 39-vjeçar shqiptar.
Ai ishte duke lëvizur me një makinë tip BMW kur u fut kundërvajtje në një rrugë që të çonte në Vatikan.
Shqiptarit i është komunikuar disa herë për të ndalur nga policia, por ai ka vijuar rrugën, shkruajnë mediat italiane.
Policia bëri ç’është e mundur për ta ndalur madje, duke qëlluar në një nga rrotat e makinës së shqiptarit derisa një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë.