-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama flet nga Gjakova: Nuk e merr Serbia tregun, secilit i takon pjesa e vet

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se është ndjerë i nderuar me pritjen që i është bërë sot nga korporata ‘’Devolli’’, me vizitat e tij që bëri në fabrikat M&Sillosi, por edhe në Comodita.

Rama tha se puna që bëhet në këto dy fabrika prodhimi, është një ekselencë, të cilën sipas tij, Shqipëria shpreson ta ketë një të tillë për të shfrytëzuar gjithë logjistikën e portit atje.

”Shqipëria sot është në një fazë të re zhvillimi. Dhe në një moment ku realisht ja vlen të investohet, posaçërisht në turizëm dhe patjetër dhe pastaj edhe në gjithë linjat e prodhimit por mbi atë të përpunimit në fushën e ushqimit”.

”Sot ne patëm mundësinë që të shohim një nga ekselencat jo të Kosovës dhe Shqipërisë, por të krejt rajonit tonë, tek M&Sillosi dhe këtu tek një tjetër ekselencë e eksportit, që e ka zërin e vet deri në ShBA dhe shpresojmë që së shpejti ta kemi një tjetër fabrikë në Shqipëri, për të shfrytëzuar gjithë logjistikën e portit atje”.

”Dua t’ju them që ne jemi shumë të interesuar që të kemi një prani më të madhe të sipërmarrje të Kosovës në Shqipëri”.

”Sepse pavarësisht që vizitorët e huaj janë potencial, ne na duhen kampionët shqiptarë, e natyrisht jo të gjithë shqiptarët jetojnë në Shqipëri dhe investojnë në Shqipëri”.

”Do të ishte një privilegj i madh për Shqipërinë t’ju kishim ju atje. Së shpejti në javë të ardhshme do ta rrisim shkallën e pagave të pataksuara”.

Tutje kryeministri Edi Rama foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur, për të cilin u shpreh se me këtë ide, secili do ta merrte atë që i takon, transmeton Klan Kosova.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit