-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i Shtabit Britanik: Trupat tona duhet të përgatiten për të luftuar përsëri në Evropë

Kryesoret

Kreu i ushtrisë britanike u tha trupave të tij se ata duhet “të përgatiten për të luftuar përsëri në Evropë” për të mposhtur forcat ruse.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Sky News”.

Gjenerali britanik Patrick Sanders, i cili zëvendësoi Mark Carleton Smith si shef i shtabit të Britanisë të hënën, paralajmëroi ushtarët për sfidat me të cilat përballen pas luftës në Ukrainë.

“Tani ekziston një imperativ i fortë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar me aleatët tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë”, theksoi fillimisht gjenerali.

Sipas tij, ky është brezi që duhet të përgatisë ushtrinë për të luftuar përsëri në Evropë.

Shefi i ushtrisë u shpreh se ai ishte “shefi i parë i shtabit që nga viti 1941 që mori komandën e një ushtrie nën hijen e një lufte tokësore në Evropë që përfshin një shtet kontinental”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit