Biznesi i Shaban Agës u hodh në erë në orët e para të mëngjesit, nga i cili pati vetëm dëme materiale.
Shkak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm i Agës me një person me iniciale D.K.
Familjarët janë shprehur se janë tronditur nga ngjarja duke theksuar se është kthyer në një sulm të përsëritur.
“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur ata.