Një tjetër ngjarje e përgjakshme ka ndodhur në Kretë.
Sipas informacioneve një shqiptar dhe një sirian janë zënë me thika për një vajzë.
Gjithçka ka ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit në Chania kur një burrë me origjinë shqiptare ka goditur me thikë një 35-vjeçar me origjinë siriane, ndërsa molla e sherrit mes tyre ka qenë një grua.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit të EKAB -it, por 35-vjeçari nuk ka pranuar të transportohet me ambulancë në spital dhe ka preferuar të shkojë me mjete private.