Këshilli i BE-së ka vendosur sot që të zgjasë edhe për një vit tjetër, deri më 23 qershor 2023, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe Sevastopolit.
Lajmin e bëri të ditur vetë Këshilli. Sanksionet janë në fuqi që nga qershori i vitit 2014 dhe përfshijnë kufizime në tregti, investime dhe shërbime.
Kujtojmë se në vitin 2014, pas muajsh protestash kundër presidentit pro-rus të Ukrainës që rezultuan në rrëzimin e tij, Putin urdhëroi aneksimin e Krimesë nga Ukraina. Më pas ai mbështeti separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, të cilët kanë luftuar ushtarët ukrainas në një luftë tetë-vjeçare që ka mori 14,000 jetë njerëzish.
Pavarësisht viteve të sanksioneve perëndimore, Rusia ruan kontrollin e Krimesë, të cilën e mori pas një referendumi që konsiderohet gjerësisht si i paligjshëm.
Më herët, më 16 mars 2014, u mbajt një referendum i kontestuar dhe i dënuar globalisht, ku Moska deklaroi se 96.77% e banorëve të Krimesë zgjodhën t’i bashkohen Rusisë. Më 18 mars 2014, Rusia e inkorporoi ligjërisht Krimenë si dy subjekte federale ruse, Republikën e Krimesë dhe qytetin federal të Sevastopolit, pavarësisht denoncimit ndërkombëtar. Që atëherë, Krimeja dhe Sevastopoli kanë qenë në kohën e Moskës.
Pas aneksimit, BE dhe SHBA vendosën sanksione ndaj Rusisë. Dmitry Medvedev, në atë kohë kryeministër rus, e shpalli Krimenë të integruar plotësisht në Rusi në korrik 2015.