Dy persona kanë vdekur pasi një helikopter u rrëzua në një fushë në North Yorkshire, në Angli.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se për këtë është duke u zhvilluar një hetim se pse avioni u rrëzua pranë Burton në Lonsdale, shkaku aktualisht nuk dihet.
Shërbimet e urgjencës dhe hetuesit e specializuar të përplasjes ajrore janë dërguar në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë mbyllur dhe rrugët.