-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Hoxhaj: Lufta do të ketë ndikim në Ballkan, Kosova të anëtarësohet në NATO

Kryesoret

Nënkryetari i PD-së së Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar këtë të hënë librin e tij, “Përplasja e Madhe”, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Gjatë fjalës së tij, Hoxhaj theksoi se në librin e tij është ndalur tek mënyra sesi Vladimir Putin e ka parë Ballkanin dhe veçanërisht Kosovën. Ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ketë efekt edhe në Ballkan dhe se Evropa duhet të përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit.

“Çfarë thotë Putini për Kosovën, realisht zbulon edhe pikëpamjen e tij për botën. Perëndimi dhe Putini janë në dy planet e të ndryshe, në dy shekuj të ndryshëm.

Ajo se çfarë po ndodh në Ukrainë, do një fjalor të ri për të kuptuar botën dhe Evropën. Duhet të kemi politika të reja, një hartë të re konceptualë. Për faktin se Kosova nuk është në OKB dhe pritja jonë ka qenë një marrëveshje Kosovë-Serbi, pyetja është nëse një marrëveshje e tillë arrihet a do ta kishte mbështetjen e rusëve dhe kinezëve. Do të duhet që Kosova të ketë një ripozicionim të saj, të anëtarësohemi në NATO. Lufta në Ukrainë do të ketë efekt edhe në Ballkan. Evropa duhet të përshpejtojë proceset”, tha Hoxhaj. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit