-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harta e re gjyqësore, Berisha: Dora e Sorosit në drejtësi, më e keqe se e çdo pushtuesi

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka organizuar një tryezë në lidhje me Hartën e re Gjyqësore, ku të ftuar janë  specialistët e profesioneve të lira të lidhur me Sistemin Gjyqësor. 

Ai është shprehur se harta e re gjyqësore është një ide e Sorosit për të pasur nën kontroll drejtësinë shqiptare.

“Asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar ti shkatërrojë një vendi tjetër, sistemin e drejtësisë siç e shkatërroi reforma e Sorosit, drejtësinë në Shqipëri. Dhe pushtuesit kur për arsyet e tyre marrin pushtime, kanë konventa që fushat e caktuara janë të detyruar ti respektojnë. Ata janë të detyruar të respektojnë fushën civile me problematikat e saj. Këtu reforma shkatërroi, me përdorimin e vetingut nga lart poshtë, të kundërshtuar nga opozita, jo se jemi kundër verifikimit të pastërtisë së figurave, por ne kemi qenë kundër metodës nga lart poshtë. Metodë e cila kishte dy probleme të mëdha madhore, atë të vakumit shkatërrimtar për sistemin dhe së dyti atë të futjes së duarve nga lart për sistemin. Mohimi që iu bë shqiptarëve për të pasur një proces të rregullt gjyqësor. Kjo reformë e rrënoi këtë të drejtë. Nuk është proces i rregullt kur t’i pret 10 ose 15 vite kur rrethanat dhe kushtet kanë ndryshuar që nga fillimi i procesit,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit