Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka kundërshtuar pretendimin e Rusisë se ishte e detyruar të reduktonte rrjedhjen e gazit.
“Vladimir Putin ka frikë nga shkëndija e demokracisë që po përhapet në vendin e tij.
Presidenti rus po përpiqet të ndajë Europën dhe të kthehet në një botë të dominuar nga sferat e ndikimit”, ka thënë Scholz.
Gjithashtu kancelari gjerman i pyetur nëse Putin do ta pranonte pranimin e Ukrainës, në Bashkimin Europian tha se nuk ka rrugë tjetër , veçse ta pranojë.