Bojkoti vazhdon. Dhomat Vendore të Avokatisë në Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Gjirokastër do të vijojnë bojkotin deri më datë 24 qershor. Kjo është java e dytë e bojkotit.
Vetëm seancat për masë sigurie do të bojkotohen për 2 ditë, 21 dhe 22 qershor në tё tre Gjykatat qё pёrfshinë juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.
Vendimi nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë pritet sot. Avokatët janë kundër hartës së re gjyqësore.
Harta e re gjyqësore veç shkrirjes së disa gjykatave në rrethe, parashikon edhe shkrirjen e 5 prej gjykatave të Apelit në vend duke lënë vetëm një të tillë në Tiranë.
Po ashtu, ajo parashikon shkrirjen e 4 Gjykatave Administrative, duke krijuar vetëm 2 të tilla; një në Tiranë për Veriun e vendit dhe një në Lushnje për Jugun.
Debati për hartën filloi që pas disa takime konsultative, në të cilat ajo u kundërshtua ashpër nga avokatët, për shkak se sipas tyre pengon aksesin e qytetarëve të drejtësia.
Harta e re iu dërgua ministrisë së Drejtësisë me 10 qershor nga KLGJ. Tani fjalën e fundit e ka qeveria.