-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motra e Dumanit jep dorëheqjen nga posti në Ministri: Po më kërcënojnë

Kryesoret

Xhuljana Dumani, motra e të penduarit të drejtësisë, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në Ministrin e Jashtme.

Ajo rezultonte e pajisur edhe me certifikatë sigurie në dikasterin e diplomacisë, ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj.

E reja ishte përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ si studente ekselente, emri i së cilës ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Ne doreheqjen e saj ajo sqaron se po i rrezikohet jeta me ekspozimin te vendit te saj te punes apo dhe fotove.

Motra e Nuredin Dumanit, i cili tashmë cilësohet si i penduar i drejtësisë, që me rrëfimet e tij ka çuar në zbulimin e emrave të botës së krimit, ka qenë kryefjalë e mediave pasi u tha se ajo ishte pajisur me një certifikatë sigurie nga NATO. Në një reagim për mediat dje, Ministria e Jashtme deklaroi që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit