Agron Shehaj, deputet i PD, denoncoi edhe njëherë tjetër këtë të hënë ministren e Jashtme Olta Xhaçka se ka marrë pronën publike në Dhërmi me firmë të Edi Ramës.
“E kemi thirrur këtë konferencë për shtyp në lidhje me përfitimin e pronës publike nga ministrja Xhaçka. PD ka bërë një interpelancë me kryeministrin. Dua të sqarojmë opinionin publik se si ministrja Xhaçka me firmë të Ramës ka tjetërsuar pronën publike duke e marrë atë në përdorim me vendim të Ramës. U bë pronare e një resorti me “5 yje në Dhërmi”, në Drimadhes”, tha Shehaj.
Ai u shpreh se po mblidhen firmat për heqjen e mandatit të ministres. “Po mbledhim firmat për të çuar kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Provat janë të gjitha këto në video. Këtu nuk kemi të bëjmë me një shpjegim të sajuar, por me fakte. Çdo gjë që është në video është e bazuar mbi fakte dhe dokumente. Do të dorëzojmë të gjitha faktet”, tha Shehaj.