Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prishtinë se do të firmoset marrëveshja për sigurimet shoqërore mes dy vendeve.
Sipas kësaj marrëveshje do ketë lëvizje të lirë të punëtorëve dhe njohje të sigurimeve shoqërore nga dy vendet.
“Për sigurimet shoqërore do të firmosim marrëveshjen administrative. Përmes kësaj pakete do të bëjmë të mundur një sërë përfitimesh. Skema shqiptare do të përfshijë përfitime për aksidente në punë, për pensionet e pleqërisë. Skema në Kosovë do të përfshijë të drejtën për pension familjar, të punës.
Kjo marrëveshje rrjedh nga marrëveshja që nënshkruam herën e fundit për sigurimet shoqërore.
Zbatohet dhe në nivel teknik në mënyrë që tregjet e dy vendeve të bashkohen. Të kemi edhe lëvizjen e lirë të punëtorëve përveç mallrave që folëm më herët”.