-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tahiri nuk ka shpërdoruar detyrën”, Manjani: Nuk ishte drejtësi, po hakmarrje

Kryesoret

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si një dështim, e cila duhet të lihet në degradimin e saj.

Manjani theksoi se Reforma në Drejtësi ka thelluar mendësinë bolshevike që të arrestojmë njëherë pastaj gjejmë prova. Si referencë ai mori shembullin e ish-ministrit Saimir Tahiri për të cilin tha se nuk ka kryer “Shpërdorim detyre”.

“Kjo reformë ka një emër që quhet dështim. Ne nuk mund të bëjmë shumë për këtë gjë tani. Opozita humbi mundësinë që t’i jepte kontributin e saj.

Ka pasur ndërhyrje në disa nene proceduriale që e kanë përkeqësuar sjelljen gjyqësore. E kanë përkeqësuar mendësinë bolshevike që arrestohesh, pastaj gjenden prova.

Mjeku Edvin Prifti është simbol i këtyre ditëve, “të arrestojmë njëherë pastaj do gjejmë një gjë për ty, do dali me se s’bën një letër anonime për ty”. Unë nuk i dal në mbrojtje njeriut, për interesin publik mund të përdor dhe emra. Kam përdorur dhe emrin e Saimir Tahirit. Nuk ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri për të qenë të drejtë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është maskaradë, për t’iu thënë njerëzve kur ne fusim Saimir tonë vaj-hallli çfarë iu bëjmë ju. Kjo është hakmarrje, kjo është poshtërsi,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit