Zjarri që dogji katër makina në garazhin e një pallati në zonën e “Astirit” në mesnatë ishte i qëllimshëm.
Por kush ishte shënjestër? Policia paraprakisht thekson se zjarri ka nisur nga makina e biznesmenit Sino Llanaj, i cili ka ndërtuar pallatin ku ra zjarri.
Flakët në “Range Rover” sollën më pas përhapjen në makinat e tjera duke djegur katër në total.
Banorët deklaruan se dëgjuan një shpërthim, por policia ende nuk e konfirmon se si nisi zjarri me lëndë plasëse apo djegëse.
Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë për mashtrime me shitjen e apartamenteve.
Si pasojë e zjarrit në garazh tetë banorë të pallatit përfunduan në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.