-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos në Sofje

Kryesoret

‘Fati’ i Bullgarisë pritet të vendoset ditën e nesërme pasi do të diskutohet se Franca ka përgatitur një propozim për zgjidhjen e grindjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në këtë mënyrë pritet se deri në fund të muajit mund të zhbllokohet procesi i anëtarësimit në BE.

Jo zyrtarisht thuhet se, propozimi i Francës për heqjen e vetos bullgare parasheh që kërkesat e palës bullgare të përfshihen në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut dhe BE-ja të jetë garantuese për realizimin e tyre.

Sakaq, komisioni i politikës së jashtme i parlamentit të Bullgarisë, nesër do të shqyrtojë propozimin francez për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut.

Në bazë të vlerësimeve do të njoftohet nëse Sofja do ta heqë veton e saj ose jo, gjë e cila ka bllokuar dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Më herët, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, paralajmëroi lajme pozitive për negociatat, por ky optimizëm duket se është shuar, ndoshta bashkë me të edhe qeveria e Bullgarisë.

Sot pasdite, rreth orës 18:00 është paralajmëruar një tjetër tubim në mbështetje të qeverisë bullgare, ku pritet të paraqitet me  fjalim edhe Petkov, si dhe ministrat e koalicionit qeverisës dhe partisë më të madhe “Ndryshimet vazhdojnë”.

Partia e qendrës së djathtë GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov akuzoi administratën e Petkov për dështimin në marrjen e hapave të duhur për të luftuar inflacionin në rritje, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Një votim pritet javën e ardhshme.

Çështja e vetos së Sofjes, e cila e ka penguar Shqipërinë nga fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me Brukselin, pasi rruga e zgjerimit të Tiranës është e lidhur me atë të Skojpes, është bërë veçanërisht e mprehtë muajt e fundit për shkak të presionit politik për t’i dhënë një përgjigje në kohë kërkesës së Ukrainës për në BE.

Një numër shtetesh anëtare të Evropës Jugore kanë shprehur më parë shqetësimin se dhënia e statusit të kandidatit për në BE do të anashkalonte shpresat e bllokut në Ballkanin Perëndimor, ndaj të cilëve Brukseli u ka bërë premtime të paplotësuara ende.

Greqia, për shembull, ka bërë presion për zgjerimin e BE-së të rajonit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e vazhdueshme në lindje të Evropës.

Burime diplomatike në Athinë theksuan për EURACTIV përpjekjet e “vendeve të treta” për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe paralajmëruan se kjo mund të përshkallëzohet pas paqëndrueshmërisë në Evropën Lindore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit