Një person është gjetur i vdekur në lumin “Drini i Bardh” në Klinë.
Lajmin e ka onfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia dhe mjeku kujdestar menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Gashi.
Ai tha se policia është njoftuar në orët e pasdites nga një qytetar që po peshkonte në këtë lum se ka gjetur një trup të pajetë, dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.
Gashi shtoi se hetimet janë duke vazhduar.