Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka thënë se marrëveshja për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësi vendimtare.
“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, ka shkruar Osmani.
“Tani zbatimi është hapi kyç përpara”, ka theksuar Osmani.
Ndryshe, marrëveshja e nënshkruar sot në mes të Kosovës dhe Serbisë në sektorin e energjisë thotë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektrosever në pajtueshmëri me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.