Një sipërfaqe pylli me pisha në zonën e Spillesë , në Durrës është përfshirë këtë të martë nga flakët.
Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është e konsiderueshme dhe mësohet se nga zjarri rrezikohen disa, biznese, banesa dhe makina që përdoren për kamping në zonë.
Ndërkohë që për fikjen e zjarrit janë angazhuar banorët e zonës, të cilët po përdorin mjete rrethanore.
