-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulin për Von der Leyenit: Mos bëj presion mbi Serbin, përgjigja nuk do të pëlqejë

Kryesoret

Ursula von der Leyen, presidentja e KiE-së ka kërkuar një përgjigje nga Serbia se në anë të kujt do të jenë të Rusisë apo të Perëndimit.

Një reagim ka ardhur nga ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin, i cili është shprehur se Serbia do të jetë e pavarur nga të dyja krahët.

“Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, është në anën e saj. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë se integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Ultimatumi fillon me një kusht dhe vazhdon me një tjetër. Le të vendosim sanksione ndaj Rusisë, le të njohim të ashtuquajturën Kosovë, le të lëmë Republikën Srpska, të jemi pjesë e saj dhe kur t’i përmbushim të gjitha këto, ja ku është në vitin 2033 dhe ndoshta do të jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të kishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. Deri në fillimin e konfliktit në Ukrainë, Bashkimi Evropian foli për Kievin “Një nga vendet më të korruptuara në Evropë, dhe tani i shpall ata një vend kandidat. Lërini serbët të vendosin vetë dhe mos i kërcënoni me forcë, ju mund të merrni një përgjigje që nuk do t’ju pëlqejë,” ka thënë ministri Aleksandar Vulin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit