-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

8 raste kur shprehja ‘dashuria nuk mjafton’ merr kuptim

Kryesoret

Një pjesë e juaj mund të vazhdojë ta dojë ish-in, ose edhe ish-at. Madje, mund t’i doni ata përgjithmonë, por kjo s’do të thotë se po mendoni të krijoni sërish një raport me ta thjesht sepse e dini që nuk do të funksionojë.

Dëgjojmë shpesh të thuhet që dashuria nuk mjafton, por pse?!

  1. Edhe pse s’duam ta pranojmë, ndonjëherë nuk mjafton vetëm të duheni

Kur ndjen se e do shumë dikë, përpiqesh të bësh gjithçka që gjërat të shkojnë mirë dhe të mos e humbisni njëri-tjetrin, por eksperienca ka treguar që as dashuria nuk i kapërcen disa pengesa. Thjesht ti dhe ai nuk kombinoni në mënyrën që do të donit dhe dashuria me ta bëhet gjithmonë e më sfiduese.

  1. Ka gjëra që ti nuk ndihesh aq rehat sa t’ja tregosh atij

Besnikëria dhe komunikimi janë çelësat kryesorë që e bëjnë një lidhje të shëndetshme. Nëse ti ndihesh më komode t’i tregosh diçka një shoqeje/shokut dhe jo partnerit mund të ketë një lloj ngërçi që në një moment a tjetrin do të dalë në sipërfaqe. Nëse nuk je komod duke bërë gjëra të caktuara në sy të tij, diçka s’po shkon siç duhet, e aq më pak nëse sillesh si dikush që nuk je.

  1. Nevojat tuaja seksuale dhe intime janë të ndryshme

Ka raste kur çiftet duhen, por seksi mes tyre thjesht s’funksionon. Ndonëse mendoni që s’është arsye mjaftueshëm për t’i dhënë fund një raporti, mendoni gabim. Nëse nuk ndiheni të përmbushur seksualisht padashje do ta kërkoni jashtë lidhjes çfarë ju mungon dhe tradhtia është një goxha arsye për t’i dhënë fund raportit.

  1. Në afatgjatë ju i shihni gjërat ndryshe

Në fillim nuk duket si ndonjë problem i madh. Ju bëni qejf bashkë dhe ti ndjen se ke emocione për të. Ka shumë njerëz që e dinë që nuk duan të njëjtat gjëra nga jeta, por vijojnë të qëndrojnë të lidhur sepse tani për tani është “ok”. Kjo do t’i lëndojë më vonë!

  1. Shumë njerëz rrinë në një marrëdhënie dashurore duke shpresuar që partneri do ndryshojë. Ose do ndryshojë për hir të tyre

Edhe nëse ai ndryshon sepse nuk do të të humbasë, nuk do të zgjasë për shumë kohë. Ndryshimi qëndron kur personi e bën për veten dhe sepse do. Të supozosh që jeni në të njëjtën linjë mund të sjellë probleme, prandaj komunikoni.

  1. Keni të njëjtat zakone destruktive

Ngjashmëritë në një romancë janë të lezetshme, por zakonet e këqija jo dhe aq. Nëse të dy jeni pijedashës apo konsumues të drogës çfarë prisni nga raporti juaj pavarësisht ndjesive që keni? Fakti që pëlqeni dhe praktikoni të njëjtat gjëra “të këqija” ngjan emocionues në fillim, por jo në afatgjatë. As këtu, dashuria nuk mjafton për ta shpëtuar raportin.

  1. Njëri prej jush nuk do të “shërohet”

Të gjithë kemi problemet tona. Kemi trauma që s’i japim dot shpjegim apo gjëra të vetes me të cilat s’kemi punuar sa duhet, por kjo është shumë normale për aq kohë sa jemi gati të ndryshojmë. Nëse partneri refuzon të shërohet, raporti mes jush nuk do të funksionojë. Ndërkohë që ti do të rritesh, do ecësh para dhe do kuptosh pse-të e traumave ai do të jetë po në të njëjtin pozicion dhe kjo nuk i ngjan një lidhjeje të shëndetshme.

  1. Duheni, por po rriteni ndryshe

Në moshën 32-vjeçare ne s’jemi ata që ishim kur ishim 26-vjeç. Jemi gjithmonë në zbulim të vetes, gjërave që duam dhe përmirësimit personal. Fatkeqësisht është e pamundur të presim që edhe partnerët që duam të rriten në të njëjtin drejtim me ne, ndonëse disa çifte kanë një fat të tillë. Ndoshta partneri yt është rritur dhe thjesht nuk përshtatet më me lidhjen që mendonit se kishit dikur. Mënyrat e ndryshme të rritjes janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vazhdimësinë e lidhjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit