Aktori Medi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në tryezën për Shoqërinë Civile të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Malkaj, motoja e shqiptarëve është e ç’më duhet mua dhe se kjo gjë duhet të vritet që ecim para si shoqëri.
“Në të gjitha rrjete sociale unë jam krahu i djathtë i Doktorit por sot për herë të parë jemi këtu afër. Ç’duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua? Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar. E ç’më duhet mua. Ne po nuk vramë këtë ‘ç’më duhet mua’ nuk kemi gjë në vijë. Po ka korrupsion! E ç’më duhet mua, po prishin shtëpitë, e ç’më duhet mu, po hedhin gaz, e ç’më duhet mua. Duhet të heqim këtë ‘e ç’më duhet mua,” është shprehur ai.