Gjatë takimit me Shoqërinë Civile, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur firmat për një lëvizje të re.
Lëvizja ‘Rezistencë Qytetare për Shqipërinë’ ka si synim të punojë për lirit dhe të drejta e kombit si dhe sundimin e ligjit, deri më tani janë mbledhur 56 firma.
Shkresa:
Rezistencë Qytetare për Shqipërinë
Unë angazhohem se do të mbroj dhe do të punoj për vlerat e kombit si shqiptar!
Unë angazhohem se do të mbroj me forcë vlerat e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës!
Unë angazhohem se do të punoj për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe vlerat e Perëndimit!
Unë zotohem se do të përmbush çdo sfidë që vendi im të jetë vend i lirë, në të cilin sundon ligji dhe vlerat më të mira të qytetare!
Zotohem, si intelektual dhe aktivist, se do të krijoj një Rezistencë Qytetare në mbrojtje të vlerave të sipërpërmendura!