Ditën e sotme fermerët e Çermës protestuan për çmimin e grurit, që sipas tyre blihet shumë ulët nga grumbulluesit. Pjesë e protestës ka qenë edhe deputeti Erion Braçe.
Ai tha se çmimi i grurit ka rënë aq shumë saqë fermerët janë zhytur në faliment.
“Nga Velipoja deri poshtë në Ksamil, çfarë do të hanë njerëzit. Sepse i kemi thirrur njerëzit, u themi turistëve që të vijnë, por çfarë do të hanë?
Nëse falimenton kjo ekonomi bujqësore, ka falimentuar ekonomia e të gjithë vendit. Ai shkon në emigracion dhe merr më shumë lekë” tha Braçe.