-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka shpresë, Bullgaria drejt heqjes së vetos? Tirana sytë nga Sofja

Kryesoret

Dita e sotme mund të jetë vendimtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi Sofja mund të heqë veton për Shkupin duke i hapur rrugën edhe Tiranës për negociatat.

Kreu i GERB-it, opozitës bullgare Bojko Borisov, i bëri thirrje kreut të qeverisë  Kiril Petkovit që të heqë veton.

Ai deklaroi se do të votonte pro heqjes së vetos, vendim ky i cili do t’i jepte edhe Shqipërisë “dritën jeshile” për integrimin në BE.

Komisioneri i BE për Zgjerim, Oliver Varhelyi e përshëndeti thirrjen e tij duke e cilësuar historike.

Falënderojmë liderin e opozitës Borisov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar Varhelyi.

Tashmë vendimi mbetet në dorën e qeverisë bullgare. Edi Rama, bashkë me kryeministrin e Maqedonisë dhe presidentin serb kanë deklaruar se mund të bojkotojnë samitin e BE-së nesër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit