-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Qeveria ka para pafund, ble gjykatës, prokurorë, zyrtarë dhe opozitarë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në tryezën me Shoqërinë Civile u shpreh se regjimi i qeverisë është mjaft i pasur dhe blen zyrtarë, gjykatës, prokurorë e opozitarë. 

 “Ndaj këtij regjimi duhet një front se ky regjim është i pasur, para të pafundme. Secili prej jush di raste dhe unë di kur eksponentë të tij kalojnë nga një banesë në një tjetër, apo nga një zyrë në tjetrën duke blerë njerëz, duke blerë gjykatës, prokurorë, zyrtarë, opozitarë, jashtë çdo imagjinate. Regjimi nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull dhe kjo është një e vërtetë e madhe.

E tha bukur një avokat, është inkuizicion nga polici te prokurori dhe nga prokurori te gjykata e burgu. Shanset e pafajësisë në sistemin e këtij narkoshteti janë drejt zeros pothuajse, 0.8%, nuk ka rëndësi nëse ke kryer apo jo vepër penale, rëndësi ka të të ndalojë policia”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit